Maqedoni e Veriut, shkon në 500 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.972, përfshirë 90 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.656.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 74 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 11.128 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 3 vdekje të reja nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 500.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 106.047 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 689 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 6.972, përfshirë 90 të shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.656.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet