Maqedoni e Veriut, sërish rekord rastesh me koronavirus, 594 të diagnostikuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 824

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 594 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), shifra më e lartë e rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve me këtë virus në vend ka shkuar në 23.201, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 824.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 162 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 17.111 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në vend, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 5.266.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.617 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 219.158 teste.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet