Maqedoni e Veriut, 628 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID-19

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19.479, përfshirë 531 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.399

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 628 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 27.827, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 15 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 949.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19.479, përfshirë 531 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.399.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.236 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 238.011.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet