Maqedoni e Veriut, 6 të vdekur dhe 129 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.797.

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve ka regjistruar 129 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është rritur në 9.797.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu janë raportuar 6 vdekje të reja nga COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 451.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer gjithsej 92.550 teste për COVID-19, përfshirë 1.535 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend arrin në 5.254, prej të cilëve 109 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 4.092.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet