Maqedoni e Veriut, 3 të vdekur dhe 191 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 756.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 191 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me këtë virus në vend në 18.790.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 3 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave të shkaktuara nga ky virus u rrit në 756.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 77 pacientë të shëruar nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar nga ky virus në vend arrin në 15.341, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 2.693.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.350 teste për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 195.002 teste.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet