Manekinia për ahengjet e Trump: Ndihesha si një copë mishi

Manekinet që pretendojnë se kanë marrë pjesë në ahengjet e organizuara nga Donald Trump, ku ishte pirë alkool dhe kokainë, kanë folur për herë të parë në media për sjelljen e papërshtatshme të njeriut të parë në SHBA.

Njëra prej tyre tha për programin BBC Panorama, se ndihej si një “copë mishi në një treg kafshësh”, ndërsa tjetra përshkroi argëtimin që u mbajt në vitet nëntëdhjeta si “ushqim i epshit” të njerëzve të moshës së mesme, raporton Sun.

Barbara Piling thotë se kishte vetëm 17 vjeç kur agjencia e modës për të cilën punonte si manekine, e dërgoi në ahengun e organizuar nga Trump.

“Ai më pyeti sa e vjetër jam. I thashë 17”, tha ajo.

“Shkëlqyeshëm, nuk je shumë e vjetër dhe nuk je shumë e re. Është e mrekullueshme”, u përgjigj Trump.

“Ndihesha sikur isha afër një peshkaqeni që ishte gati të më kafshonte. Më kujtohet që një nga kamerieret i ofroi një pije. Ai nuk e mori pijen, por e goditi në prapanicë. Ishte shumë i zhurmshëm. Mahitej në stilin “mos u shqetëso, nuk është bakshishi juaj, “tregon Piling.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka reaguar ndaj komenteve në dokumentarin e BBC-së.

Kategoritë
FunTë ndryshme

Të ngjajshmet