Mancini nuk do t’i thoshte jo PSG-së

Trajneri italian ka rrëfyer se do t’i pëlqente të merrte drejtimin e klubit nga Parisi.

Roberto Mancini aktualisht është trajneri i Zenitit, por duket se nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Rusi, pasi ai ka oferta nga skuadra të tjera evropiane.

Gjithsesi, Mancini ka bërë me dije, gjatë një interviste që ka dhënë për gazetën franceze L’Equipe, se se do të dëshironte të drejtonte kryesuesit e Ligue 1, por mohoi të jetë kontaktuar ndonjëherë nga sheikët e PSG-së.

“Parisi ka krijuar një skuadër të mirë dhe me Neymarin e Mbappen janë bërë akoma më të fortë”, ka theksuar Mancini.

“Tani i kanë të gjitha shanset të pretendojnë Ligën e Kampionëve, sepse përveç lojtarëve, kanë edhe një trajner mjaft të mirë”.

“Mua personalisht nuk më kanë kontaktuar asnjëherë për të marrë drejtimin e skuadrës, por kurrë nuk i dihet. Normalisht që do ta merrja në konsideratë, pasi kanë një skuadër të përbërë me kampionë”, u shpreh trajneri i Zenitit.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet