Manchester United pa Lukakun kundër Juventusit

Ajo që në masë shtesë shqetëson trajnerin portugez është fakti se lojtari belg është në pikëpyetje edhe për derbin e së dielës kundër Manchester City, që është lider në Premier Ligë.

Klubi anglez i futbollit Manchester United sonte në duelin e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit do të luajë pa sulmuesin e parë Romelu Lukaku, konfirmoi Jose Mourinho pas arritjes në Torino.

Ajo që në masë shtesë shqetëson trajnerin portugez është fakti se lojtari belg është në pikëpyetje edhe për derbin e së dielës kundër Manchester City, që është lider në Premier Ligë.

“Lukaku është i lënduar. Kundër Juventusit nuk do të luajë, ndërsa për të dielën do ta shohim. I nevojiten disa ditë. Ajo ndodhi në stërvitje. Nuk e dimë se çka është saktë, muskuli, nyja. Doemos duhet të presim”, tha Mourinho, transmetojnë mediat britanike.

Lukaku këtë sezon shënoi katër gola në 14 ndeshje. Për herë të fundit shënoi gol më 15 shtator në fitoren prej 2:1 kundër Watford-it.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet