Manchester United – Manchester City, formacionet e mundshme

Dy skuadrat nga qyteti i Mançesterit do të ballafaqohen mes vete sonte.

Manchester United dhe Manchester City njihen për rivalitetin e madh mes vete dhe ndeshja e sotme pritet të jetë e zjarrtë për 90 minuta.

Të dy skuadrat hyjnë me objektiva të ndryshëm, pasi United është në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kurse City kërkon titullin e dytë radhazi në Premier Ligë, pasi është në garë të ngushtë me Liverpoolin.

United vjen pas humbjes turpëruese nga Evertoni në fundjavë, ku u mposht 4-0 dhe sonte do të kërkojë këndelljen, pasi një humbje tjetër do ta linte pothuajse të pashpresë për një kualifikim në Champions. Ole Gunnar Solskajer nuk do të ketë mungesa të rëndësishme për këtë ndeshje, përveç mbrojtësit Phil Jones që ka marrë një lëndim në ndeshjen e fundit dhe pritet të qëndrojë në bankë.

Në krahun tjetër Pep Guardiola, kërkon me çdo kusht tri pikët në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të stinorit, pasi çdo rezultat tjetër do t’i jepte mundësi Liverpoolit të dal përmbi ekipin e tij.

Mungesa e madhe për trajnerin spanjoll do të jetë Kevin de Bruyne, i cili është lënduar gjatë javës së shkuar.

Formacionet e mundshme:

Manchester United: De Gea; Dalot, Smalling, Lindelof, Shaw; McTominay, Fred, Pogba; Lingard, Lukaku, Rashford.

Manchester City: Ederson; Walker, Kompany, Laporte, Mendy; Bernardo Silva, Fernandinho, David Silva; Sterling, Aguero, Sane.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet