Manchester United, klubi me të ardhurat më të larta

Klubi futbollistik anglez Manchester United, sërish është shpallur si klubi me të ardhura më të larta.

Raporti vjetor i Deloitte Football Money League i publikuar të martën, i bazuar në të dhënat për sezonin 2016-17, flet se të hyrat e Manchester Unitedit kanë arritur në 676,3 milionë euro, raporton AA.

Deloitte deklaroi se suksesi i klubit anglez në UEFA Ligën e Evropës paraqet faktorin kryesor për radhitjen e tij para Real Madridit dhe Barcelonës, të cilët zënë vendin e dytë dhe të tretë.

Reali i Madridit në vendin e dytë ka të hyra prej 674,6 milionë euro ndërsa Barcelona që është në vendin e tretë ka regjistruar të hyra në vlerë prej 648,3 milionë euro, pas të cilës radhiten Bayerni i Mynihut dhe Manchester City.

“Kjo është hera e parë që në mesin e 20 ekipeve më të mira, të ketë dhjetë angleze”, thuhet në raportin e Money League.

– Pesëshja me klubet më të suksesshme

Klubi Të hyrat 2017 (milion euro) Të hyrat 2016 (milion euro)
1. Manchester United 676,3 689
2. Real Madrid 674,6 620,1
3. Barcelona 648,3 620,2
4. Bayern Munich 587,8 592
5. Manchester City 527,7 524,9
Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet