Manchester City mund të dënohet nga UEFA

Hetuesit e UEFA’s duan të dënojnë duke e larguar kampionin anglez prej Champions League për një vit nëse vërtetohet se kanë thyer rregullat financiare, transmeton Gazeta e Re.

Sipas një burimi të besueshëm vendimi ende nuk është arritur nga hetuesi kryesor Yves Leterme. Ky i fundit është ish kryeministër i Belgjikës kryeson bordin e kontrollit të pavaruar financiar të UEFA’s do të dalë me rekomandim këtë javë transmetoi BBC.

Në këtë lloj rasti nuk ka votim dhe fjala e fundit mbetet tek Yves Leterme por disa kolegë të tij është raportuar se kanë shprehur dhe kanë rekomanduar dënimin e prej nji vit suspendimi nëse vlerësohet se Manchester City FC janë fajtorë.

Yves Leterme dhe ekipi i tij kanë hetuar fakte që së pari u publikuan në Der Spiegel vitin e kaluar. Ato raporte supozonin se Manchester City kanë thyer rregullat e Financial Fair Play duke rritur vlerën e marrëveshejes së sponsorizimit milionëshe.

Kampioni anglez ka mohuar thyerje të rregullave, UEFA nuk ka pranuar që të komentojë pasi është hetim i hapur. Manchester City janë dënuar edhe më 2014’në për thyerje të rregullave. Sipas gazetës amerikane New York Times hetuesit duan me ngulm që të respektohen rregullat dhe Manchester City të dënohet.

Dënimi i mundshëm nuk do të mund të aplikohej për sezonin e ardhshëm se pasi Manchester City mund të apeloj këtë vendim dhe të e dërgoj çështjen deri në Gjykatën e Arbritrazhit pë Sport.

Ekipet angleze janë shumë të sukseshëm këtë vit ku në dy finalet e garave prestigjoze janë katër ekipe angleze dhe fituesit do të jenë pa dyshim të tillë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet