Manastiri Sümela në Turqi rihapet sot për vizitorët

Në Manastirin historik Sümela, më 15 gusht të vitit 2010, pas 88 vitesh ishte mbajtur ceremoni fetare me pjesëmarrjen e krishterëve ortodoksë.

Manastiri Sümela, një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit fetar në Turqi, do të hapet sërish për vizitorët pasi në të në muajin shkurt të vitit 2016 filluan punimet e restaurimit, peizazhit, përforcimit dhe hulumtimit të shkëmbinjve në aspektin gjeologjik dhe gjeoteknik, shkruan Anadolu Agency (AA).

Për arsye të rrezikut të rënies së shkëmbit, pjesa deri në oborrin e Manastirit Sümela ishte mbyllur për vizita në shtator të vitit 2015, ndërsa pas përfundimit të fazës së parë të projektit përreth objektit sërish ishte hapur për vizita më 25 maj 2019.

Ndërsa pas punimeve që përfunduan në pjesën e brendshme të manastirit në rrethin Maçka të qytetit veriperëndimor të Turqisë, Trabzon, sot do të hapet me anë të një ceremonie, ku pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nëpërmjet video-konferencës.

Manastiri Sümela që nga viti 2000 është pjesë e Listës së Përkohshme të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në ceremoni gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Në kuadër të projektit që Sümela qëndroi rreth 5 vite e mbyllur për vizitorët, u rrëzuan shkëmbinjt që paraqisnin rrezik. Në zonat e përcaktuara nga ekspertët u vendos gardh prej teli prej çeliku si dhe barriera. Në vendet e brendshme të ndërtesës u zhvilluan restaurime ndërsa u rregullua edhe shtegu që mundësonte arritjen deri këtu.

Në Manastirin historik Sümela, më 15 gusht të vitit 2010, pas 88 vitesh ishte mbajtur ceremoni fetare me pjesëmarrjen e krishterëve ortodoksë.

Ceremoninë e kishte udhëhequr Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos, në ditën e konsideruar të shenjtë nga bota krishtere “Dita e ngjitjes së virgjëreshës Mari”.

Në Manastirin Sümela çdo vit më 15 gusht organizohej ceremoni fetare deri në vitin 2016 kur u mbyll për restaurim.

– Turqia u jep rëndësi vlerave të grupeve të ndryshme të besimit

Turqia e cila në vitin 2011 mundësoi kthimin e pronave të konfiskuara të fondacioneve të komuniteteve, ndërsa kompensim për mallrat që kthimi i të cilëve nuk është bërë. Ndërsa gjithashtu mundëson mbrojtjen e vendeve fetare dhe restaurimin e tyre në rast të nevojës.

Turqia së fundmi restauroi kishën e armenëve Akdamar në ishullin Akdamar që gjendet në liqenin Van në vitin 2015 Sinagogën e Madhe në Edirne, në 2017 kishën bullgare Shën Stefan në Stamboll, me të cilat tregon rëndësinë që u jep vlerave të grupeve të ndryshme të besimit.

Në Turqi jetojnë 180.854 krishterë dhe rreth 20.000 hebrenj. Jo-muslimanët përbëjnë 0,4 për qind të popullsisë në vend, ndërsa gjenden 435 vende adhurimi në mesin e të cilëve edhe kisha dhe sinagoga qindra vjeçare. Kjo tregon se për çdo 461 persona bie një vend adhurimi.

– Manastiri Sümela

Manastiri Sümela gjendet në një lartësi prej rreth 300 metrash ndërsa në mesin e popullit njihet edhe si “Virgjëresha Mari” (Meryem Ana).

Në shekullin 18, shumë pjesë të manastirit janë restauruar, disa mure janë dekoruar me afreska. Pasi në shekullin 19 i janë shtuar edhe ndërtesat e mëdha, manastiri ka marrë një pamje të mrrekullueshme duke e përjetuar periudhën më të pasur. Atë e kanë vizituar shumë kronikanë të huaj.

Kompleksi i manastirit Sumela përbëhet nga një kishë në shpellë e cila është qendra e tërë kësaj arkitekture, disa kishëza, kuzhinë, dhoma studentësh, hapësira për turistë, biblioteka dhe burimi i “ujit të shenjtë”.

Karakteristikë tjetër janë shkallët e ngushta dhe të gjata përmes të cilave duhet kaluar. Afreskat akoma ekzistojnë dhe jo vetëm në brendi të manastirit por edhe në muret e jashtme.

Kategoritë
BotaLajme