Maliqi: Kurti i ka zbritur ambiciet dhe i ka ndryshuar fjalët

Publicisti Shkëlzen Maliqi, ka thënë se vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shqipëri sot ka treguar se spekulimet e kohëve të fundit për raportet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nuk kanë shumë bazë.

“Mediat po nxisin konfrontim që nuk ekziston. Mund të ketë mospajtime – Mini Shengeni që i ka ftohë marrëdhëniet, por ato duhet të jenë vëllazërore, sa ma të afërta”.

“Ata [Kurti dhe Rama] duhet të jenë miq edhe partnerë edhe pse përfaqësojnë dy shtete – edhe miq, mos ta them fjalën vëllezër”, ka thënë Maliqi.

“Për disa gjëra i kanë pikëpamjet dhe synimet e njëjta, por mund të ketë…qëllimi kryesor jo vetëm i tyre por edhe i Kosovës dhe Shqipërisë është  që të faktorizohen së bashku. Së bashku mund të jemi edhe aktualisht edhe në perspektiv një prej faktorëve që mban stabilitetin e rajonit”.

Maliqi në Klan Kosova ka thënë ndër të tjera e Kurti pas marrjes së detyrës është bërë politikan më pragmatist.

“I ka zbritur ambiciet dhe fjalët i ka ndryshuar. Në disa vendime që i ka marrë si marrja e një shqiptari të Maqedonisë në Qeveri, Blerim Rekës, që është një lloj politike e ngjashme me Ramën që ka vepruar me Cakajn dhe zëvendësministrat tjerë”.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
LajmeOPINIONE

Të ngjajshmet