MALI I ZI: PËR MUSLIMANËT E HËNA, E MARTA DHE E MËRKURA DITË PUSHIMI

E hëna, e marta dhe e mërkura janë ditë pushimi për besimtarët islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Nga Ministria e Punës dhe e Kujdesit Social është njoftuar se ditët e pushimit realizohen në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare.

“Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet tjerë të cilët kryejnë veprimtarinë me interes publik janë të detyruar që në ditët e festës të sigurojnë kryerjen e punëve me ndërprerjen e të cilëve mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët dhe shtetin”, thonë nga ky resor. /ul-info.com

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet