Mali i Zi i bashkohet kampanjës të shpallur nga presidenti Erdogan

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Malit Zi Rifat Fejzic iu bashkua kampanjës së presidentit Erdogan “Solidariteti Kombëtar” duke ia falë pagën e tij transmeton Gazeta e Re

Gatishmërinë për të ndihmuar Turqisë ka shprehur kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Rifat Fejzic, ai ka thënë:

” Kam studiuar në Turqia dhe ai shtet më ka ndihmuar shumë në periudhën e studimeve prandaj unë dua të përgjigjem thirrjes së presidentit Erdogan duke e falur pagën time”

Ai ka thënë se falë Turqisë është arsimuar dhe edukuar ku ka ardhur deri tek pozita e kryetarit po ashtu ka treguar se populli turk është shumë mikëpritës dhe se i kanë ndihmuar në çdo aspekt në periudhën e studimeve

” Turiqtë janë popull mikëpritës dhe kanë ndihmuar shumë vendeve ku po e shohim edhe sot, në këtë kohë shteti turk po i ndihmom edhe Spanjës, Italisë dhe shumë vendeve Evropiane andaj edhe ne duhemi ta ndihmojmë Turqinë prandaj une dua të bashkangjitem kësaj iniciative të shpallur nga presidenti Erdogan” tha ai. /Gazeta e Re/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet