Makina elektrike shpërthen në flakë (Video)

Një video në Kinë tregon shpërthimi e një makine elektrike të prodhuar nga Tesla.

Ngjarja ka bërë xhiron e botës, teksa makina ishte e parkuar dhe zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin.

Videoja u botua në rrjetin social popullor Weibo, i shoqëruar nga hashtag #AutocombustionTesla dhe tashmë ka arritur mbi 22 milionë shikime, përcjell Top Channel.

Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim i fortë të  përfshijë automjetin. Pastaj, makina e djegur vazhdon të digjet.

Kategoritë
Të ndryshme

Të ngjajshmet