Makabre, shqiptari nga Maqedonia i pret kokën gjyshes në Zvicër

Ajo që dyshohet të jetë një krim brenda familjes ka tronditur Zvicrën dhe për protagonist ka një shtetas shqiptar të Maqedonisë. Gazeta helvete “Blick” shkruan se i riu me origjinë shqiptare, Fatmir T. ka vrarë gjyshen e tij katër ditë më parë, duke i prerë kokën.

Në momentin që policia i ka shkuar në shtëpi, efektivët kanë gjetur vetëm trupin e 74 vjeçares shqiptare nga Maqedonia.

Ajo kishte disa muaj që ishte shpërngulur në Zvicër pasi më parë qëndronte në Itali.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Frauenfeld TG dhe autori i dyshuar është pikërisht 19-vjeçari, nipi i viktimës.

Policia ka dyshime se përveç vrasjes, Fatmiri e ka regjistruar aktin barbar në celular dhe për qëllime hetimi telefoni i tij është sekuestruar.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet