Macron: Rindërtimi i katedrales Notre Dame do të përfundojë për 5 vite

“Zjarri në katedralen Notre Dame tregoi se historia jonë asnjëherë nuk pushon. Gjithmonë do të jetë një provim të cilin duhet ta japim. Notre Dam do ta rindërtojmë dhe ajo do të jetë e bukur”, tha Macron.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në adresimin drejtuar kombit edhe njëherë porositi se katedralja Notre Dame, e cila pësoi dëme të mëdha nga zjarri, do të rindërtohet, duke shtuar se kjo do të ndodhë gjatë pesë viteve të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se zjarri në katedralen e famshme tronditi të gjithë qytetarët e Francës, si dhe mbarë botën. Veçmas lavdëroi zjarrfikësit të cilët, siç tha, rrezikuan jetën e tyre për të fikur zjarrin.

“Zjarri në katedralen Notre Dame tregoi se historia jonë asnjëherë nuk pushon. Gjithmonë do të jetë një provim të cilin duhet ta japim. Notre Dame do ta rindërtojmë dhe ajo do të jetë e bukur”, tha Macron.

Deri tani nga të gjitha anët e botës janë dhuruar rreth 688 milionë euro për rindërtimin e katedrales së Parisit.

Zjarri në simbolin mesjetar të Parisit dhe Francës tërësisht shkatërroi kulmin dhe kullën e gjatë 93 metra të katedrales. Më shumë se 500 zjarrfikës morën pjesë në fikjen e zjarrit dhe me shumë mund arritën të shpëtojnë kullën veriore me kambanën dhe objektin kryesor të katedrales.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, zjarrin në katedralen e quajti një tragjedi të madhe. Ai tha se Notre Dame ka qenë krenaria e Francës dhe premtoi se katedralja do të restaurohet.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet