Macja evropiane e Hagia Sophia-s, 16 vjet brenda saj: njihuni me Gli!

Hagia Sophia në Stamboll u ndërtua në 537 dhe ishte shumë më tepër sesa një bazilikë ortodokse greke, një katedrale katolike, një xhami perandorake osmane dhe një muze.

Këtë vit, u mor një vendim për ta kthyer atë përsëri në xhami. Kjo shkaktoi pakënaqësi në një pjesë të botë, aspak dashamirëse me Turqinë, por pa marrë parasysh se çfarë ndodh nën këtë ngrehinë shekullore, një mace e atyshme e jeton atë gjithmonë si një shtëpi të saj.

https://www.instagram.com/p/B52fYUnAAqU/?utm_source=ig_embed

Gli është një mace e bukur evropiane, e cila ka jetuar pjesën më të madhe të 16 viteve të jetës së saj brenda mureve shekullore, dhe është bërë e preferuara në mesin e të gjithë turistëve që e vizitojnë Hagia Sophia-n.

Gli madje ka edhe Instagramin e saj të drejtuar nga Umut Bahceci, a cila ishte një cicerone në Hagia Sophia-n si muze.

“Kam parë më shumë se 20 vende dhe kaq shumë qytete të bukura, por thellësisht besoj se Stambolli është mbretëresha e të gjitha qyteteve dhe Hagia Sophia është kurora e Stambollit,” tha Bahceci.

Ajo tha se Stambolli është i njohur për macet e tij endacake. Njerëzit madje bënin dokumentarë për to.

“Eshtë normale që dhe Hagia Sophia të kishte një maceë. E ka dhe ajo është tejet e veçantë. Mënyra se si ajo pozon, mënyra si ecën, mënyra se si sillet është krejtësisht e ndryshme nga macet e tjera, madje edhe nga motra e saj Kizim”, tha Bahceci.

Ajo theksoi se emri i maces përshkruan në mënyrë të përsosur karakterin e saj sepse Gli do të thotë “bashkim i dashurisë”.

Bahçeci tha se Gli solli gjithçka.

“Pavarësisht fesë, ngjyrës së lëkurës ose gjinisë, të gjithë buzëqeshën kur u takuan me Gli,” shtoi ajo.

Ajo krijoi një profil në Instagram të kësaj maceje të bukur, dhe më pas, njerëz që kishin nderin ta takonin i dërguan fotografi me këtë mace.

Nëse ajo mund të përshkruante personalitetin e Gli me një fjalë, do të ishte “mbretëresha”.

Gli pëlqen të pozojë për kamerat, por nëse do të kishte shumë njerëz në Hagia Sophia për shijen e saj, macja do të fshihej në një qoshe të qetë. /tesheshi.com/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet