“Maarif Schools of Kosovo”, organizoi program për nder të përvjetorit të pavarsisë (Foto)

Për nder të përvjetorit  të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kolegji ‘International Maarif Schools Of Kosova” organizoj një program festiv.

Aktiviteti u mbajt në ambientet e kolegjit në Prizren ku nxënësit nga nivelet të ndryshme shfaqën një program artistiko-kulturore, raporton Gazeta e Re.

Organizimet ishin të përgatitura nga nxënësit dhe profesorët për të shënuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ky program, i mbajtur në Prizren, për të pranishmit qe erdhën nga vendet e ndryshme te Kosovës solli një numër pikash artistike, të përgatitura me përkushtim nga nxënësit, nga më të vegjlit e deri te më të rriturit, nën përkujdesjen e aktivit të mësimdhënësve.

Fjala përshëndetëse i takoi drejtorit të përgjithshëm të IMSK-së z. Mustafa Yilmaz, i cili jua uroi të pranishmeve dhe të gjithë Kosovës këtë përvjetor të rëndësishëm.

Ai duke përfunduar fjalimin uroj sukses Republikës së Kosovës dhe popullit në rrugën e tyre drejt një të ardhme më të fuqishme.

Më pas, vijuan pika të shumta artistike që ofruan atmosferë të këndshme dhe festive. /Gazeta e Re/


 

Kategoritë
KulturëLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet