Lushtaku pas lirimit, nderon Jasharajt (Foto)

Sami Lushtaku ka vizituar Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz menjëherë pas daljes nga burgu i Gërdocit.

Lushtaku që u shpall i pafajshëm nga shkalla e tretë e Gjykatës Supreme, në deklaratën e parë të tij për media, pas daljes nga burgu i sigurisë së lartë ka thënë se “po dal nga një burg dhe po futem në një burg tjetër”.

Por, një fjalim më të gjatë të tij do të mund ta ndiqni në një fjalë rasti që do ta mbajë Lushtaku në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Për ta pritur lirimin e Lashtakut jashtë burgut ishin mbledhur familjarë e miq të tij të cilët e përcollën edhe për tek Jasharajt në Prekaz.

Një organizim i madh pritet të mbahen në Skenderaj, për të festuar lirimin e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryetarit të Komunës së këtij qyteti.

 

 

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet