Lushtaku kërkon ndihmë nga Turqia: Njoftova për kërcënimet e aktet terrorriste të Beogradit, si dhe ju bëra thirrje për investime në Kosovë

Lushtaku në takimin 3 ditor Ndërkombëtar në Sakarya të Turqisë, ka njoftuar pjesmarresit për aktet terrorriste të Beogradit dhe ka bërë thirrje për investime në Kosovë

Në takimin 3 ditor ndërkombëtar, në Sakarya të Turqisë, ku po merr pjesë me ftesë të z. Ekrem Yüce, zhvilloi
shumë takime, ku pjesmarrësit i njoftoi për kërcënimet e aktet terrorriste të Beogradit. Po ashtu, Lushtaku ka bërë thirrje për investime në Kosovë, në veçanti bizneseve prodhuese. Ai gjithashtu ka takuar edhe shumë bashkatdhetarë.

Këto ai i ka bërë të ditura përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Me ftesë të z. Ekrem Yüce, mora pjesë në Takimin 3 ditorë Ndërkombëtar në Sakarya të Turqisë, të cilit i dhurova një shenjë simbolike e të veçantë, deklaratën e pavarësisë së Kosovës tonë.
Pjesëmarrësit tjerë i njoftova për kërcënimet e aktet terrorriste të Beogradit, si dhe ju bëra thirrje për investime në Kosovë, në veçanti bizneseve prodhuese.
Tutje, në Adapazar, Arifije, Serdivan dhe Beshkopru takova e vizitova shumë bashkatdhetarë, të cilët na pritën me ngrohtësi dhe shumë prej tyre më premtuan që së shpejti do e vizitojnë
Kosovën.”

Kategoritë
Lajme