Lukaku mohon përleshjen me Pogban

Mediat në Angli kanë raportuar se ka pasur një zënkë mes dy yjeve të Manchester United.

Në fundjavë Manchester United mposhti Southamptonin 3-2, por pas ndeshjes tabloidi The Sun ka raportuar që Romelu Lukaku dhe Paul Pogba kanë pasur një zënkë mes vete në lidhje me penalltinë e humbur nga francezi, ku Lukaku kishte kërkuar që ta gjuante, shkruan KosovaPress.

Megjithatë sulmuesi belg përmes një postimi në Twitter ka përgënjeshtruar raportimet që ai ka pasur probleme me Pogbanë.

Lukaku ka shkruar: “Kur urrejtja nuk kryen punë ata fillojnë të shpikin gënjeshtra…”.

Ky mesazh i Lukakut lë të nënkuptohet se ai nuk ka pasur ndonjë zënkë të madhe me bashkëlojtarin e tij dhe se situata është e qetë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet