Luis Enrique i ashpër me lojtarët: Kam mundur t’i vras pas pjesës së parë

Spanja mbrëmë u mposht nga Anglia në kuadër të Ligës së Kombeve.

Luis Enrique ishte shumë i nervozuar me lojtarët e tij në pushimin e ndeshjes Spanjë-Angli, pasi në përfundim të pjesës së parë anglezët po fitonin 0-3.

Ai tha se ka mundur që t’i vrasë lojtarët, por u ka folur butë në zhveshtore ku më pas ata zhvilluan një pjesë të dytë më të mirë, duke realizuar dy gola, por pa arritur të shmangin disfatën.

“Bëmë shumë gabime. Në pushimin e ndeshjes mund të kisha vrarë lojtarët e mi, por jo. U solla ndryshe me ta”, tha trajneri spanjoll.

“Në pjesën e dytë u munduam të reagonim por disavantazhi ishte i thellë dhe nuk ia arritëm të bënim më shumë”.

Spanja në ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve ndeshet me Kroacinë.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet