Lufta tregtare SHBA-Kinë, tarifë 25% për 200 miliardë mallra kinezë

SHBA po konsideron vendosjen e tarifave rreth 25% në 200 miliardë dollarë mallra kinezë, këto shumë më të larta se 10% që u mendua më parë se mund të imponohej. Mediat raportojnë se plani mund të shpallet që të mërkurën.

Vendimi do të rrezikonte të përshkallëzonte tensionet midis SHBA-ve dhe Kinës, të cilat tashmë janë të zhytura në një luftë tregtare. SHBA në korrik publikoi një listë prej 200 miliardë dollarë vlerë të produkteve shtesë që do të tatoheshin në fillim të muajit shtator.

Në listë përmendeshin më shumë se 6,000 artikuj duke përfshirë produktet ushqimore, mineralet dhe mallrat e konsumit. SHBA i hodhën “benzinë zjarrit” në një luftë tregtare me tarifa prej 25% në 34 miliardë dollarë mallra kinezë dhe Kina u hakmor njësoj.

Kërcënimet e SHBA janë përshkallëzuar që nga ajo kohë, me Presidentin e SHBA Donald Trump që thotë se ai është gati të venfdosë tarifa për 500 miliardë dollarë importe kineze. SHBA akuzon Kinën për vjedhjen intelektuale të të drejtave të autorit dhe dëshiron të rrëzojë deficitin e saj të lartë tregtar me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Por mosmarrëveshja tregtare shihet gjithashtu si pjesë e një tërheqjeje më të gjerë midis dy fuqive për ndikim në skenën botërore. Të hënën, sekretari i shtetit i SHBA, Mike Pompeo njoftoi një plan për të shpenzuar 113 milion dollarë në Azi, një masë që shihej gjerësisht si një përpjekje për të luftuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon. Bloomberg, që raportoi i pari lajmin për tarifat më të larta, tha gjithashtu se zyrtarët amerikanë dhe kinezë kishin biseda private ku kërkonin të rifillonin negociatat.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet