Lufta e Francës me Islamin

Shkruan: Ahmet Varol

Franca ose presidenti i saj nuk duhet të vënë në dyshim Islamin, të vlerësojnë situatën në lidhje me të dhe të përpiqen ta strukturojnë atë, por në të vërtetë duhet të japin llogari ndaj Islamit dhe Muslimanëve. Sepse historia e Francës është plot masakra të mëdha dhe mizori të tmerrshme ndaj shoqërive muslimane, veçanërisht në Afrikë. Me fjalë të tjera, Franca është fajtore kundër Islamit dhe Islami ka të drejtë ta padisë dhe ta gjykojë atë.

Algjeria u pushtua nga Franca nga 1830 deri në 1962, për 132 vite me radhë. Gjatë kësaj kohe, populli algjerian gjithashtu luftoi herë pas here për pavarësi. Ndërsa lufta më e dhunshme është lufta e madhe e pavarësisë mes viteve 1954-62. Gjatë kësaj kohe, pushtuesit martirizuan brutalisht një milion e gjysmë algjerianë. Por kjo nuk është masakra e vetme që Franca ka kryer në Afrikë. Franca ka kryer masakra të ngjashme pothuajse në të gjitha vendet afrikane ku ka hyrë.

Ndoshta numri i të vrarëve është i ndryshëm, por ne shohim se e njëjta frymë egërsie dhe barbarizmi është efektive në të gjithë ata. Për më tepër, këto masakra u kryen jo me mentalitetin e errët të Mesjetës, por me filozofinë moderniste të shekullit 20, përkatësisht epokën moderne, në një kohë kur koncepte të tilla si të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare hynë në letërsinë e opinionit publik botëror.

Megjithatë, ndërsa Franca nuk jep llogari për masakrat e veta, ajo pranoi ligjin e gjenocidit Armen në 2001 dhe kështu hyri në rrugën e kërkimit të llogarisë nga të tjerët. Me miratimin e këtij ligji, Franca mbrojti pretendimet në lidhje me gjenocidin Armen në mënyrë të ligjshme dhe parandaloi idetë që e venë në dyshim dhe parashtrojnë pabazën e këtij gjenocidi. Me një ligj të ngjashëm, më herët Franca kishte marrë nën mbrojtjen e ligjit pretendimet se hebrenjtë iu nënshtruan gjenocidit të nazistëve. Për këtë arsye, mendimtari i famshëm musliman francez Roger Garaudy, iu nënshtrua hetimit ligjor dhe u dënua për librin e tij të titulluar “Legjendat që themeluan Izraelin”, i cili dokumenton se shumë nga akuzat e masakrës naziste janë të pabazuara.

E njohur si atdheu i sistemit bashkëkohor sekular, Franca nuk e shihte sekularizmin si një pengesë për përmbushjen e besimeve të tyre nga anëtarët e feve të tjera, ndërsa vazhdimisht e përdorte këtë tipar për të ndërhyrë në besimet e muslimanëve. Për këtë arsye, bazuar në pretendimin se shamia është një simbol fetar, në vitin 2004, kur Jacques Chirac ishte president, u kryen aktivitete intensive për të ndaluar shaminë në shkolla dhe institucione zyrtare në Francë. Fatkeqësisht, Muhammed Sayyid Tantavi, ish-myftiu i Egjiptit dhe sheiku i Universitetit Azhar në atë kohë, gjithashtu dha një fetva duke deklaruar se Franca nuk ishte një shtet islamik dhe se ajo kishte të drejtë të ndalonte shaminë, duke i hapur rrugën persekutimit francez. Njerëz të tillë, të cilët kanë lejuar që dija të përdoret për mizori në histori, gjithmonë u kanë hapur rrugën shtypësve.

Më vonë, pavarësisht zyrtarizimit të ndalimit të shamisë, ai nuk mundi të zbatohej për shkak të reagimeve dhe përpjekjeve të muslimanëve, të cilët përbëjnë grupin më të madh fetar në Francë pas të krishterëve. Pas kësaj, në vitin 2011, ajo ndërmori veprime për të ndaluar perçen, mbulesën e fytyrës. Meqenëse ka mendime të ndryshme në lidhje me mbulimin e fytyrës në Islam dhe nuk ka ndonjë dispozitë të qartë në lidhje me domosdoshmërinë e saj, Franca këtë herë zgjodhi të luante një hap më para. Por në fund të fundit, ajo që Franca synonte të bënte ishte të ndërhynte në jetën dhe besimin e një muslimani dhe të formësonte stilin e tij të jetës sipas kritereve të Francës. Kjo është baza e konceptit të integrimit, të cilin Franca është përpjekur ta mbajë në agjendë për dekada për t’i përshtatur plotësisht muslimanët me kulturën dhe stilin e jetës franceze.

Politika e presidentit aktual Macron bazohet në mirëkuptimin që hap rrugën për aktivitete raciste kundër muslimanëve dhe për përjashtimin e tyre. Kjo ka të bëjë edhe me qëllimin e arritjes së premiumit në politikë. Për shkak se racizmi dhe anti-islamizmi në Evropë janë bërë një sëmundje e përgjithshme, ai ia arrin të fitojë premium edhe në politikë.


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet