L’Opinion: A është Macron pro-serb?

Vendimi i presidentit të Francës Emmanuel Macron të vizitojë vetëm Serbinë, por jo edhe vendet fqinje, më së shumti ka goditur shqiptarët, edhe pse ata janë të përmbajtur ta thonë publikisht, vlerësoi sot e përditshmja franceze “L’opinion”.

“Nga pikëpamja e vendeve fqinje, problemi nuk është se Macron ka vizituar Serbinë, por që ka vizituar vetëm Serbinë. Kjo është diçka si një burrë shteti francez që shkon në Izrael pa vizituar palestinezët”, thotë burimi diplomatik i gazetës franceze.

E përditshmja parisiene shkruan se vendimi për të vizituar vetëm Serbinë shtron pyetjet nëse Franca ka tradhtuar shqiptarët, qoftë ata në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoninë Veriore.

Gazeta përmend edhe simpatinë pro-serbe nga ana e Francës, edhe pse duket se Parisi zyrtar është larguar kryesisht nga çështje të rëndësishme rajonale.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni

Të ngjajshmet