Londër, veprim i menjëhershëm policor kundër shkelësve të masave antiCOVID-19

Kreu i forcës policore të Londrës paralajmëroi sot se oficerët do të veprojnë në mënyrë të menjëhershme në rastin e shkelësve të masave të bllokimit antiCOVID-19 në qytet.

“Ndërsa shumica dërrmuese e banorëve veprojnë në përputhje me rregullat, një pakicë e vogël nuk po u përmbahet kufizimeve”, tha komisionerja e Policisë Metropolitane, Cressida Dick.

“Veçanërisht kur dikush është duke shkelur ligjin, duke shkelur rregulloret, atëherë ne do të lëvizim shpejt në zbatimin dhe gjobitjen e tyre”, shtoi ajo, raporton ATSh.

Banorët mund të gjobiten deri në 200 stërlina në Angli dhe 60 stërlina në Skoci, Irlandën e Veriut dhe Uells, nëse shkelin kufizimet COVID-19 herën e parë.

Për një shkelje të dytë, ato mund të shkojnë deri në 6 400 stërlina në Angli, 960 stërlina në Skoci dhe Irlandën e Veriut dhe 120 stërlina në Uells.

Kreu i Policisë shtoi se mund të kryhen edhe arrestime për shkelje të kufizimeve, në varësi të rrethanave.

Kategoritë
BotaLajme