Londër – “Palestina Expo”, ngjarja më e madhe e Palestinës në Evropë

Megjithë përpjekjet e grupeve sioniste për të ndaluar ngjarjen, “Expo 2019 Palestina” filloi siç ishte planifikuar të shtunën në Olimpia në Londër në Britani të Madhe.

Organizuar nga Miqtë e Xhamisë al-Aksa, një OJQ me bazë në Britaninë e Madhe, që vepron  për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Palestinë, mijëra njerëz morën pjesë në veprimtarinë dy-ditore.

Turne virtuale në realitetin e Xhamisë el-Aksa të Jerusalemit (Kudsit) dhe ekspozitave mbi luftërat e sigurimit të kujdesit shëndetësor nën bllokadën e Gazës kanë qenë në shfaqje në Expo Palestina në Londër këtë fundjavë.

Organizatorët e kanë përshkruar atë si një mënyrë për të përjetuar kulturën palestineze dhe për të dëgjuar në të njëjtën kohë diskutimet provokuese për okupimin izraelit.

Ngjarja përfshin diskutime mbi të ashtuquajturën Marrëveshja e  Shekullit, Marshi i Madh  i Gazës,  Bllokada  në Gaza, ligji, shteti i Izraelit, kryetari i SHBA, Donald Trump.

Ekspozita Palestina (6 dhe 7 korrik, 2019) është ngjarja më e madhe palestineze në Evropë. Ajo tërhoqi mbi 15,000 vizitorë në debutimin e saj në vitin 2017.

Kategoritë
BotaKulturëLajme

Të ngjajshmet