Loja e rrezikshme me demin e lëshuar në një arenë plot me njerëz (Video)

Loja e rrezikshme me demin e lëshuar në një arenë plot me njerëz (Video)

Një video e pazakontë e publikuar në internet, shfaq momentin kur një dem lihet i lirë të shëtis në një arenë plot me njerëz, por jo për arsye të provokimit, pasi ai nuk e sulmon askënd por thjesht shëtit nëpër arenën e mbyllur duke kërkuar një mënyrë për të dalë

Lojën e rrezikshme me këtë kafshë e kishte organizuar për herë të parë një profesor i cili njëjtën kohë kishte punuar edhe si “matador”, shkruan Gazeta e Re.

Ai me ketë lojë synon të demonstroj se nëse demi nuk sulmohet apo nuk provokohet, ai nuk i vërsulet askujt.

Eksperimenti i profesorit tashmë  është shndërruar në një ritual të ri ku pjesëtarët mundohen të lëvizin për-toke duke mos e tërhequr vëmendjen e demit, e nëse ata arrijnë në piken e caktuar pa u sulmuar atëherë fitojnë garën.

Kategoritë
BotaFunLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet