Logitech prezanton mikrofonat e mençur me mbështetjen Alexa

Logitech ka prezantuar mikrofonat e mençur Ultimate Ears Blast dhe Ultimate Ears Megablast.

Mikrofonat e ri janë të ngjashëm me modelet ekzistuese Boom 2 dhe Megaboom, kur është dizajni në pyetje, por modelet e reja vijnë me asistentin e zërit të Amazon, Alexa. Mikrofonat mund t’iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme të përdoruesve. Aty është dhe Wi-Fi për punë të mirë të Alexa.

Përdoruesit do të fitojnë falas tre muaj parapagim të shërbimit Amazon Music. Pajisjet janë rezistuese ndaj ujit, punojnë 12 deri 16 orë me bateri, si dhe kanë opsionin për mbushje derisa përdoruesit dëgjojnë muzikë.

Ultimate Ears Blast arrin me çmim prej 230 dollarësh, derisa Ultimate Ears Megablast kushton 300 dollarë. Çmimi i mbushësit Power Up është 40 dollarë, transmeton kp.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet