Lleshaj: Nuk ka cenim të sigurisë kombëtare

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka marrë fjalën në seancën parlamentare ku po zhvillohet interpelanca që deputetët e opozitës kërkuan me të për ngjarjen e Rinasit.

Ai tha se ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e rëndë, por nuk kemi të bëjmë me cenim të sigurisë kombëtare.

Një ngjarje shumë e rëndë në Rinas, pasi është një episod i përsëritur. Nuk është një ngjarje apokaliptike apo shkatërrim i sigurisë kombëtare. Ngjarja është e njohur dhe dëshmi e një serie dështimesh që janë përgjegjës në aeroport. Policia dhe autoritetet e tjera kanë pasur në monitorim gjendjen në aeroport. Policia ka pasur vërejtje lidhur me koncensionarin. Zona e aeroportit me ligj është përgjegjësi e koncensionarit.”, tha ai.

Sipas tij Policia e Shtetit është njoftuar me vonesë nga kontraktori që duhet të garantojë sigurinë brenda aeroportit të Rinasit.

Me ligj, miratuar para 15 vitesh, përgjegjësia i është transferuar kontraktorit privat, nuk do ta kisha votuar kurrë këtë vendim, por duhet ta dini se vendimi për këtë, është marrë në këtë Kuvend dhe është pranuar, toleruar, pëlqyer 15 vite me radhë dhe ju e dini fort mirë se kush ka qenë në karrige gjatë 15 viteve. U njoftua me vonesë Policia e Shtetit, pasi e kishte marrë në rrugë të treta njoftimin për ngjarjen dhe cenimin e sigurisë, në mënyrë zyrtare kompania njoftoi sallën e Rinasit 6 minuta e 30 sekonda më vonë nga nisja e ngjarjes. TIA njoftoi aviacionin civil shqiptar 30 minuta pasi ndodhi ngjarja. Policia ka tentuar të hyrë brenda, por porta nuk ishte hapur pasi e ka në komandë kompania e sigurisë së aeroportit”, tha Lleshaj./TCh/

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet