Lirohet Rrahim Hashimi protagonisti kryesor i rastit të fajdeve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë dje vendim që Rrahim Hashimi të lirohet, derisa katër pjesëtarët tjerë të grupit të udhëhequr nga Curri do të mbeten në paraburgim për 30 ditë.

Me të dalë nga Gjykata, Rrahim Hashimi, që u arrestua dje në Vushtrri si pjesë e grupit, tha se është liruar nga të gjitha akuzat. I njëjti iu është bashkëngjitur familjarëve dhe është larguar.

“Jam liru prej akuzave, sdi cka me thanë. Flet avokati më vonë”, deklaroi Hashimi.

Ndryshe, Katër nga të arrestuarit dje në aksionin e gjerë të Policisë së Kosovës në lagjen Marigona në Prishtinë, mbeten në paraburgim prej 30 ditësh.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet