Lirohet imami i Xhamisë Al-Aksa i arrestuar nga autoritet izraelite

Zyrtarët e inteligjencës izraelite sot arrestuan nga shtëpia e tij në Kudsin Lindor, imamin Sabri.

Është liruar imami i madh i Xhamisë Al-Aksa, shejh Ekrima Sabri, i arrestuar nga forcat izraelite në Kudsin e pushtuar Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, Sabri u dërgua në stacionin policor në Qytetin e Lashtë të Kudsit Lindor dhe u akuzua me “provokim të popullit kundër Izraelit”.

Ai është dënuar me largim një javor nga Mesxhid-i Aksaja, ndërsa të mërkurën përsëri do të merret deklarata e tij.

Zyrtarët e inteligjencës izraelite sot arrestuan imamin Sabri në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor.

Në janar, autoritetet izraelite vendosën të ndalojnë shejh Ekrima të hyjë në Xhaminë Al-Aksa për katër muaj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, në të cilin Xhamia Al-Aksa është e vendosur, gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet