Liria përforcohet me 34 vjeçarin nga Mali i Zi, Bllazho Igumanoviq, që luajti për 9 klube të ndryshme

Faqja zyrtare e KF “ Liria”, njofton se futbollisti Bllazho Igumanoviq, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, ka nënshkruar për ‘bardhezinjtë’. Ai, ka një karrierë të begatë me skuadrat malazeze si: Zeta,Rudar,Sutjeska, Mladost, Titograd dhe së fundi Buduçnosti.

Poashtu, ka luajtur dhe në Kazakistan (Astana), ku ka dal kampion, pastaj në Poloni (Zaëisza) e Bullgari (Montana). Igumanoviq, ka qenë edhe pjesë e kombëtares malazeze për 24 herë radhazi. Ndërsa, në vitin 2013 ishte zgjedhur lojtar i vitit në shtetin fqinj. Gjatë karrierës në klubet malazeze, ka dy tituj kampioni dhe dy kupa.

“Jam i kënaqur me kushtet, pritjen e bashkëlojtarëve. Jasmini (Jasmin Muhoviq, lojtar aktual i Lirisë) më ka folur shumë mirë për njerëzit, qytetin dhe gjithçka. Pres që të kemi sa më shumë sukses, ftoj tifozët që bashkërishtë të arrijmë suksesin drejt Superligës. Këtë e meriton ky qytet i bukur”, ka thënë Blazho Igumanoviq, të marten, pas arritjes së marrëveshjes.

‘Besojmë në përvojën e tij të madhe. Ai, ka një karrierë që Liria mund të përfitojë shumë nga angazhimi tij’, ka thënë kryetrajneri, Skender Shengyli, thuhet në informacionin e bërë publik në faqen zyrtare të klubit prizrenas./tvprizreni.info/

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet