Liria e Kosovës përmes katër dyerve të drejtësisë ndërkombëtare

Shkruan: Albinot Maloku

Cila është Kosova deri në vitin 1999? Është ajo e okupuara, e gjymtuara, e shkatruara, e helmuara, e luftuara, e masakruara dhe në fund e çliruara. Deri te çlirimi i Kosovës është dashur të bëhet shumë mund, sakrificë, flijim e derdhje gjaku. Me tu çliruar nga okupatori serb me 1999, Kosova e hapi një kapitull të ri. Ky kapitull i filluar në vitin e çlirimit ishte një nisje e re e cila me vete pati e ka shumë nevoja por edhe sfida. Sfidat e kapitullit të ri nuk qenë të ndërlidhura vetëm me rrugëtimin e pasçlirimit që ishte ndërtimi i shtetit dhe përbërsve të tij, por edhe rëndesa e kalimit të Kosovës përmes disa dyerve që kërkonin pa mëshirë llogari nga ajo edhe pse viktim sesi e bëri luftën për liri. Kjo është histori e pandodhur ndonjëher ndaj një populli a vendi që donte çlirimin!

Lirisë së Kosovës i duhej mbështetje e jo gjykime. Gjykimet e lirisë së Kosovës i nisi Tribunali Penal Ndërkombëtar me seli në Hagë. Një numër jo i vogël rastesh kaluan dhe u shqyrtuan nga gjykatë, (ICTY), ku disave u janë shqiptuar dënimet, e disa janë liruar, si të pafajshëm, nga të gjitha pikat e aktakuzave të lëshuara nga ish-kryeprokurorja e ICTY-së, Carla Del Ponte. Përmes kësaj instance gjyqësore kaluan shumë figura kryesore të luftës çlirimtare. Ishte një paralele e ekujlibër i paparë ndonjë herë që në të njejten karrike të uleshin edhe viktima edhe agresori. Kush nuk di ku deshi të dal kjo gjykatë, e cila fund e krye ishe dështim dhe mohim i drejtësisë.

Me tu vendosur trupat e NATO-së në Kosovë u instalua edhe një mekanizëm tjetër civil i dizajnuar nga Kombet e Bashkuara që u emërua si Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Edhe ky mekanizëm e pati një gjyqësor të vetin i cili ofronte drejtësinë tij. Ky gjyqësor po ashtu shqyrtojë edhe raste të dyshimta të krimeve të luftës së Kosovës për liri. Bilanci ishte shpenzim i kot i parave dhe i kohës, rezultati zero.

Me  të shpallur pavarësinë me 2008, Kosova e pranojë edhe një gjykim tjetër. Misioni evropian për sundim të ligjit i njohur si EULEX me kompetenca të plota gjyqësore fillojë hulumtimine rasteve të dyshimta për krime të luftës së Kosovës për liri. Një mori rastesh u hulumtuan, u shqiptuan edhe denime por asnjë për tu vlersuar e ngritur në nivel të barabart mes viktimës e agresorit, synim ky që dukej në vazhdimsi që po ndodhte në drejtësin ndërkombëtare karshi luftës për liri të Kosovës.

Asgjë nuk u përmbyllë me kaq. Kosovës së lirë iu kërkua që brenda sistemit të vet të drejtësisë të themelonte edhe një gjykatë tjetër e cila si nga forma e ashtu edhe nga përmbajtja është rast i veçantë në drejtësinë penale ndërkombëtare. Në 2015 me votën e 82 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës u votua ligji për Dhomat e Specializuara e cila funksionon sipas sistemit të drejtësisë vendore, por me seli jashtë teritorit të vet e me trup gjyqësore ndërkombëtar. Një gjykatë e e llojit të vetë që nuk ka ngjashmëri me asnjë gjykatë tjetër në të gjithë spektrin e drejtësisë penale ndërkombëtare deri më sot. Dhomat e Specializuara për pesë vite punë nuk arritën të kenë asnjë rast të ngritur veç intervistimeve dhe në fund një lajmrim për një aktakuzë të inicuar e cila e pret përgjigjen e trupit gjykues për tu konfirmuar. Praktik kjo e cila nuk ndodhë në asnjë rast të botës.

Liria e Kosovës kaloj përmes katër dyerve të drejtësisë ndërkombëtare, por ajo është këtu dhe e cila duhet të mbrohet e fuqizohet. Fuqizimin e mbrojtjen e saj nuk mund ta bëjë askush veç qytetarëve të saj. Garniturat politike të cilat kanë jetuar e mbijetuar sidomos prej pas 1999 e këndej nga mos përgjegjësia dhe interesat e tyre meskine kanë lejuar që të nëpërkëmbet interesi e nevoja e qytetarit, e me që rast e kanë dëmtuar edhe rrugëtimin e Kosovës së lirë. Këto garnitura duhet të largohen, e me to edhe keto gjyqe të huaja të Kosovës së lirë.

 

 


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONEOpinione - Ballina

Të ngjajshmet