Lind foshnja e krijuar nga tre persona

Mjekët në Greqi dhe Spanjë thonë se kanë arritur të “krijojnë” një fëmijë prej tre personash, duke u përpjekur të ndihmojnë një grua që ka pasur probleme me shtatzëni.

Foshnja peshon 2.9 kilogram dhe lindja ka kaluar pa ndërlikime.

Mjekët pretendojnë të “krijojnë një histori mjekësore” dhe do të ndihmojnë çiftet anembanë botës që luftojnë me sterilitet.

Foshnja u krijua me ndihmën e fertilizimit eksperimental jashtë trupit, të cilën disa ekspertë e kritikuan.

Disa ekspertë në Britani të Madhe deklarojnë se kjo procedurë hap çështje etike dhe se nuk duhet të zbatohet. Në këtë metodë eksperimentale të shtatzënisë  artificiale nga nëna merren vezët, sperma nga babai dhe një tjetër vezë nga donatorët. Metoda është zhvilluar për të ndihmuar familjet e prekura nga sëmundjet vdekjeprurëse mitokondriale të transmetuara nga një nënë te një fëmijë.

Kjo metodë u zbatua vetëm një herë në të kaluarën – në Jordani. Shumë mjekë më pas dënuan përdorimin e kësaj procedure.

Sëmundje të ndryshme mund t’i dëmtojnë ata. Kombinimi i ADN-së me nënat donatore mitokondriale mund të parandalojë sëmundjet. Por ka edhe mendime se mitokondria luan një rol në marrjen e shtatzënisë të suksesshme. Ky pretendim ende nuk është shqyrtuar.

Pacientja është një grua 32-vjeçare nga Greqia, e cila më parë kishte katër shtatzëni të pasuksesshme. Ajo u bë një nënë, por pjesë e materialit gjenetik të djalit të saj përmban edhe mitokondri të donatorëve të ADN-së.

Kategoritë
KurioziteteTë ndryshme

Të ngjajshmet