Limaj takon ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Limaj ka bërë me dije se e ka njoftuar ambasadorin për angazhimet e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë si dhe procedimin në Kuvend të platformës për dialog me Serbinë.

Ambasadori turk ofroi përkrahjen e Turqisë për Delegacionin Shtetëror. Diskutuam edhe për mundësinë e dinamizmit të aktiviteteve sidomos në aspektin ekonomik mes dy vendeve. Falënderova ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, e ne veçanti për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës, njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Shënimi i plotë i Limajt:

Sot pata kënaqësinë ta prisja në një takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend me theks të veçantë për dialogun Kosovë – Serbi.

 Ambasadorin e njoftova me angazhimet e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë si dhe procedimin në Kuvend të platformës për dialog me Serbinë. Ambasadori turk ofroi përkrahjen e Turqisë për Delegacionin Shtetëror. Diskutuam edhe për mundësinë e dinamizimit të aktiviteteve sidomos në aspektin ekonomik mes dy vendeve. E falënderova ambasadorin për ndihmën e vazhdueshme që Turqia ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, e ne veçanti për ndihmën në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet