Limaj takon ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, falënderon për angazhimin e tij në…

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Limaj ka bërë me dije se në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në vend.

“Sot prita në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar të cilin e falënderova për angazhimin e tij për pritjen që i është bërë delegacionit të Kosovës gjatë vizitës në Turqi. Poashtu, biseduam edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, thellimin e tyre edhe me marrëveshje të reja në fusha të ndryshme e me theks të veçantë në ato ekonomike dhe të mbrojtjes”, ka shkruar Limaj ne profilin e tij në facebook, përcjell Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet