Limaj: Serbia mund të kthehet në viktimë dhe Kosova në agresor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka theksuar se Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë pësuar goditje për shkak të aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciales ndaj krerëve të UÇK-së.

Ai në Debat Plus të TV Dukagjinit ka thënë se liderët e Partisë Demokratike të Kosovës e kanë idenë se me çka do të përballet Kosova në të ardhmen.

“Të akuzuarit në Hagë po akuzohen për luftën çlirimtare. Nëse shkatërrohen themelet, nuk do të ketë shtet. Serbia mund të kthehet në viktimë dhe Kosova në agresor”, është shprehur Limaj.

Limaj ndërkaq nuk ka dashur të komentojë formimin e Gjykatës Speciale, kundër së cilës ai kishte votuar kundër.

Ndryshe, me këtë rast është bërë i ditur edhe slogani i Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet – Me Çlirimtarët. Në zgjedhjet e 14 shkurtit Nisma do të garojë e vetme.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi