Limaj: Për dy vjet si ministër kam asfaltuar rrugë gati sa janë asfaltuar për 50 vjet

Kandidati për Kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se në vitet e 90-ta kur ka qëndruar në Zvicër ka ëndërruar që projektet e atjeshme infrastrukturore që një ditë t’i shoh edhe në Kosovë.

Sipas tij kur ka qenë Ministër i Infrastrukturës nga viti 2008-2010 është angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës në Kosovën e pavarur.

Limaj ka pohuar se kur e ka marrë detyrën e ministrit 98% e fshatrave në Kosovë të banuara nga mbi 50 shtëpi nuk kanë pasur qasje nëpër qendrat komunale.

“Deri në 2007 nga viti 1945 Kosova i ka pasë të asfaltuara 1 mijë e 560 kilometra rrugë, pra për 50 vjet. Nga viti 2008 deri 2010 janë asfaltuar 1 mijë e 262 kilometra rrugë i kemi asfaltuar”, ka thënë Limaj, njofton Klan Kosova.

“Dilni dhe shikoni ato rrugë që janë ndërtuar në atë kohë. Tash pas 10 vjetësh mundohen të njëjtit të marrin vota në emër të rrugëve. E kanë thënë se projektet po i çon nëpër arat e veta, por tash e kanë kuptuar se infrastruktura është kyçe për zhvillimin ekonomik”.

“Ka pak projekte të mëdha që vendet kanë dhe që ideatorët e tyre iu kanë shkuar kokat”, është shprehur ai duke folur për realizimin e projekteve sa ka qenë ministër.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet