Limaj: Malisheva është bërthama e politikës tonë socialdemokrate

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka filluar tubimet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendlindjen e tij.

Ai ka thënë se strukturat e Nismës në Malishevë janë të gatshme për betejën e radhës.

“Sot me bashkëpunëtorë qëndruam në vendlindjen time, për të takuar nga afër strukturat drejtuese të degës së Nismës Socialdemokrate, që janë shumë të gatshme për t’i hyrë procesit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës”.

“Malisheva është bërthama e politikës sonë socialdemokrate, që i ka sjellë veç të mira, jo vetëm Malishevës, por gjithë Kosovës”.

“Me strukturat tona në Malishevë u dakorduam që të angazhohemi fuqishëm që nga ky proces zgjedhor të dalim sa më mirë, dhe në këtë mënyrë të arrimë të parandalojmë të keqën më të madhe që grupacione të caktuara po tentojnë t’ia sjellin Kosovës”.

Limaj ka thënë se betejën politike do ta bëjnë për Kosovën, për “vlerat tona kombëtare dhe për burrat e këtij shteti që sot ndodhen në Hagë”.

Megjithatë, në këtë tubim janë thyer masat kundër pandemisë me një numër të madh pjesëmarrësish, shumica prej të cilëve nuk patën maska dhe as s’respektuan distancën

Kategoritë
LajmeVendi