Limaj: Kam pritur më shumë nga PAN, qytetarët vendosën ndryshe

Rezultat më të mirë nga koalicioni parazgjedhor PAN, kanë pritur edhe vet liderët partiak të partive përbërëse të këtij koalicioni. Së paku këtë e ka pritur lideri i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Liman në emisionin “Debat+” të RTV Dukagjinit, tha se ka pritur një rezultat më të mirë në koalicion me “PAN”.

Ai tha se ish-kampi opozitar, ka pasur rritje, me çka është dëshmuar që qytetari ka votuar për ndryshim.

“Unë kam pritur një rezultat më të mirë. Them të drejtën kam pritur më shumë nga PAN. Por, qytetari ka votuar ndryshe”, ka thënë Limaj

Ai ka treguar se në këto zgjedhje kampi opozitar ka pasur ngritje,

“Qytetarët këtë herë e kanë votuar më shumë opozitën, dhe kjo tregon se qytetarët po duan ndryshime”, u shpreh Limaj.

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet