Limaj: Do të jem zëdhënës i zejtarëve të Prizrenit

Lideri I Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, gjatë vizitës së tij në Prizren, zejtarët e Prizrenit I ka cilësuar si grup të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Prizrenit dhe jo vetëm, dhe ka kërkuar nga ata që të jenë qytetarë aktiv me qëllim të ndryshimit të përparimit të zhvillimit të qytetit. Në prononcimin për gazetare.com, i pari i Nismës tha se gjatë vizitës në selinë e Shoqatës së zejtarëve në Prizren, ai dhe bashkëpunëtorët e tij u njoftuan me gjendjen e zejtarëve,  problemet me të cilat ballafaqohen, kërkesat të cilat i kanë  dhe krejt kjo, tha Limaj  me qëllim të zhvillimit të zejtarisë, e cila pastaj do ta ndihmonte zhvillimin ekonomik të Prizrenit”. “Natyrisht që pasi i dëgjuam shqetësimet  u dakorduam që për kërkesat e ndryshme që i kanë  të gjejmë rrugë të bashkëpunimit të përfshirjes së atyre kërkesave  sepse besoj se të qenit zëdhënës  i disa kërkesave shumë të rëndësishme është e barabartë me të qenit zëdhënës i qytetit dhe zhvillimit të Prizrenit” tha Limaj dhe shtoi se i i siguroi anëtarët e Shoqatës se do ta kenë mbështetjen siç e  kanë pasur deri  me tani te kuvendarët Nismës në Prizren.  “Të gjitha kërkesat    e drejta dhe shqetësimet e tyre do t’i mbrojmë sepse këta janë simboli i qytetit të Prizrenit, po janë njerëz që i japin mundësi punësimi dhe zhvillimit ekonomik të qytetit. I pyetur në janë të realizueshme kërkesat e zejtarëve të Prizrenit, Limaj tha se kërkesat e tyre janë minimaliste. “Dua të jem shumë i sinqertë,  kërkesat e tyre janë shumë modeste dhe kjo na jep të kuptojmë se këta njerëz  janë të arsyeshëm  dhe e kuptojnë në çfarë situate është vendi ynë. Kërkesat e tyre janë aq minimale  dhe modeste sa habitem si nuk kanë gjetur zgjidhje deri tani për shembull heqja e taksës komunale  ishte një nga kërkesat . Merrne me mend Malisheva me takatin e vet i ka heq taksat komunale qe katër vjet e  e Prizreni s’paska mundësi” tha Limaj. Kryetari i Shoqatës së zejtarëve pas takimit me zyrtarët e Nismës, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Degës Zafir Berisha tha se i pari i Nismës u ofroi bashkëpunim dhe “ ne u shprehëm të gatshëm për bashkëpunim sepse gjithmonë kemi qene dhe jemi për bashkëpunim qoftë me akterët politikë dhe me ata ekonomikë. /Gazetaere.com/

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet