Ligji i ri i Gjermanisë, gjobit me 50 milionë euro postimet ofenduese

Një ligj i ri që hyri në fuqi në Gjermani më 1 janar kërkon që shoqëritë e mediave sociale të heqin gjuhën e urrejtjes dhe postimet e rreme të lajmeve brenda 24 orëve nga raportimi i përdoruesve.

“Ofruesit e rrjeteve sociale janë përgjegjës kur platformat e tyre keqpërdoren për të përhapur urrejtje dhe lajme të rreme”, tha në një deklaratë në Ministri i drejtësisë Heiko Maas, në pranverën e vitit të kaluar, kur ligji u miratua së pari nga qeveria gjermane. Sipas ligjit të ri, kompanitë do të kenë 24 orë kohë për të hequr postimet e urrejtjes dhe lajmet e rreme që shkelin ligjin gjerman.

Përmbajtje të tjera të paligjshme duhet të fshihen brenda një jave pas raportimit të tyre. Në rast të mos zbatimit të ligjit kompanitë dënohen me gjoba deri në 50 milionë euro (gati 60 milionë dollarë amerikanë).

Sipas mediave gjermane, ligji i ri, i njohur si Netzwerkdurchsetzungsgesetz (NetzDG), prek “Facebook, Twitter, Google, YouTube, Snapchat dhe Instagram”, por nuk vlen për “rrjetet profesionale” siç janë LinkedIn dhe Xing, ose platformat e mesazheve si WhatsApp.

Mediat sociale e kanë marrë seriozisht kërcënimin: Facebook thuhet se ka angazhuar qindra njerëz në Gjermani për të trajtuar NetzDG dhe monitorimin e lidhur me postimet problematike. Dhe, dje, në përgjigje të një tweet anti-musliman të postuar në prag të Vitit të Ri, Twitter pezulloi llogarinë e anëtarit të Parlamentit, Beatrix von Storch, si dhe të anëtarëve të tjerë të partisë së saj Alternative for Germany (AfD) që postuan mesazhe të ngjashme.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet