Liga e Kombeve, Kosova pret Maltën, në Podgoricë derbi i rrezikut të lartë

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, e cila pas dy ndeshjeve të zhvilluara mbajnë kreun tabelar të grupit “3” të ligës D, sonte në Stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, do të mirëpresin përfaqësuesen e Maltës.

 Sot në orar janë shtatë ndeshje të Ligës së Kombeve të UEFA-s, nga të cilat dy do të zhvillohen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, e cila pas dy ndeshjeve të zhvilluara mbajnë kreun tabelar të grupit “3” të ligës D, sonte në Stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë, do të mirëpresin përfaqësuesen e Maltës, e cila nga ana e saj do të tentoj të kap trenin e fundit për renditje lart në tabelë.

Derbi i mbrëmjes do të luhet në Podgoricë mes Malit të Zi dhe Serbisë, ndeshje të cilën UEFA e ka vlerësuar “të rrezikut të lartë”.

Të dy përfaqësueset pas dy ndeshjeve të zhvilluara në grupin “4” të ligës C kanë me nga katër pikë, me çka fituesi eventual, do të jetë favorit për të avancuar në një rang më të lartë të garave, më saktësisht në ligën “B“.

Në ligën elitare, ”A”, Polonia do të jetë nikoqire e Portugalisë, një duel i cili mund të jetë vendimtar në luftën për vendin e parë të grupit ”3”, i cili siguron kualifikim në “final four” në titullin e kësaj gare të re të UEFA-së.

– ÇIFTET DHE ORA E NDESHJEVE –

Liga ”A”

Grupi ”3”

CHORZOW: Poloni – Portugali (20:45)
Renditja tabelare: Portugalia 3 pikë (1 ndeshje), Polonia 1 (1), Italia 1 (2).

Liga ”B”

Grupi ”2”
KALINJINGRAD: Rusi – Suedi (21:45)
Renditja: Rusia 3 (1), Turqia 3 (2), Suedia 0 (1).

Liga ”C”

Grupi ”1”
HAIFA: Izrael – Skoci (20:45)
Renditja: Skocia 3 (1), Shqipëria 3 (2), Izraeli 0 (1).

Grupi ”4”
PODGORICË: Mali i Z – Serbi (20:45)
VILJNUS: Lituani – Rumani (20:45)
Renditja: Mali i Zi 4 (2), Srbia 4 (2), Rumunia2 (2), Lituania 0 (2).

Liga ”D”

Grupi ”3”
TORSHAVN: Ishujt Faroe– Azerbajxhan (20:45)
PRISHTINË: Kosovë – Maltë (20:45)
Renditja: Kosova 4 (2), Ishujt Faroe 3 (2), Azerbajxhani 2 (2), Malta 1 (2).

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet