Lidhjet e Arbana Xharrës me FETO-n, merr pjesë në një konferencë anti-Erdogan në qendrën Hebraike në NY

Arbana Xharra  “gazetare profesionale” apo një zëdhënëse e  lobit FETO mjaftë prezent  kohën e fundit edhe tek mediat dhe rrjedhat politike tek shqiptarët, shkruan Gazeta e Re.

Kjo gazetare e cila duhet të jetë e  pa anshme, sipas kodit etik të gazetarisë, tërë kohën rrjedhimisht shfaq një islamofobi ndaj çdo dukurie që vjen nga Besimi Islam sipas saj “nga Lindja” e sidomos opsesioni patologjikë që ka ndaj turqve dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Fatkeqësia e detektimit të sajë paranoik shkon në skajshmërinë e fiksuar duke akuzuar se Turqia ka synime te errëta në Ballkan e sidomos në Kosovë.

Së fundmi ajo në profilin e saj në facebook ka postuar një ngjarje e cila do të mbahet më 26 shtator në Qendrën Hebraike në Nju Jork.

Në ngjarjen e cila po titullohet “Perëndimi i Demokracisë në Turqi” përveç Xharrës folës janë edhe turqit pjesëtarë të organizatës terroriste FETO të arratisura pas grusht-shtetit të dështuar më 15 Korrik 2016 në Turqi ku mbeten të vrarë 126 persona dhe u plagosen mbi 1000 të tjerë.

Në këtë ngjarje panelist do të jetë edhe profesori i Universitet të Nju Jorkut, Allon Ben Meir i cili njihet ndryshe si një islamofob dhe zëdhënës i FETO-së në ShBA.

Ndryshe, edhe nga veprimtaria e mëhershme e Arbana Xharrës jep indikacione të qarta se axhenda e saj është e porositur dhe financuar nga organizata e Fetullah Gylenit. Ajo edhe më herët kishte lavdëruar hapur Gylenin duke thënë se është bërë mankth për Erdoganin. (http://zeri.info/aktuale/99391/arbana-xharra-levizja-gylen-makth-per-erdoganin/)

Ndërsa si indikacion më i hapur ishte tifozllëku i saj për Puçin antikushtetues të udhëhequr nga Lëvizja e Gylenit më 15 korrik në Turqi. Ajo përmes llogarisë së saj në Facebook i gëzohej grushtshtetit nga Gyleni, gjatë të cilit humbën jetën qindra civilë turq. (http://kosovalajm.net/2017/03/23/a-qendron-gyleni-pas-fushates-se-eger-te-arbana-xharres-ndaj-beses/)

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet