Letër nga ndihmës së sekretari i shtetit A.Wess Mitchell për liderin e VMRO – DPMNE-së Hristijan Mickoski

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Ues Miçell, i ka dërguar një letër liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilën kërkon që ky i fundit të mbështesë votimin në Kuvend për ndryshimet kushtetuese që dalin nga marrëveshja e Prepës, raporton SHENJA. Miçell në letrën dërguar Mickoskit gjithashtu ka dhënë porosinë që të lihen anash interesat partiake, në të mirë të të ardhmes së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj.

Letra e plotë e Ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Ues Miçell:

“I nderuari Hristijan,

Siç kemi diskutuar, Shtetet e Bashkuara fuqimisht besojnë që Marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë është mundësi historike që Maqedonia të sigurojë një ardhmëri më të ndritshme dhe të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Përkundër pohimeve se ka mundur të arrihet “një marrëveshje më e mirë”, ne nuk besojmë që një gjë e tillë është e mundur. Kjo marrëveshje ka kërkuar kompromis nga të dy palët. Është një mundësi që me gjasë nuk do të vijë përsëri për vite të tëra, nëse jo edhe dekada.

Nuk do t’ju befasojë fakti që ne kemi qenë të dëshpëruar nga pozitat e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në lidhje me referendumin dhe me hapat në Kuvend në lidhje me ndryshimet në kushtetutë. Qytetarët e Maqedonisë nga të gjitha komunitetet dhe partitë, duke përfshirë edhe tuajën, fuqimisht mbështesin anëtarësimin në NATO dhe në BE, dhe kështu ka qenë që nga pavarësimi i vendit. Tani është në duart e Kuvendit që të ndërmerr hapin e ardhshëm dhe vendimmarrës. Ju nxisim që të krijoni hapsirë, publikisht dhe privatisht, për deputetët e koalicionit tuaj që ata të vendosin si do të votojnë mbi ndryshimet kushtetuese, të lirë nga kërcënimet me dhunë, ndëshkim dhe forma të tjera të detyrimit.

Ky është moment me rëndësi historike për vendin tuaj, moment që kërkon udhëheqësi të guximshme dhe pjekuri. Si mik i vërtetë dhe mbështetës i Maqedonisë, ju nxisim që të leni anash intereset partiake dhe në shpieni para intereset tona të përbashkëta strategjike dhe të siguroni një ardhmëri më të ndritshme për qytetarët tuaj në familjen Evropiane të kombeve.

Me respekt,

A. Wess Mitchell”

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet