Letër e hapur Thaçit nga Federata e Shoqatave turke në Kosovë: Të tërhiqet vendimi për emërimin e Dedajt si ambasador ose fillojnë protestat

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht është emëruar ambasador i Kosovës në Maqedoni. Mirëpo, ky emërim është pasqyruar me pakënaqësi të madhe tek komuniteti turk në Kosove, tek disa politikanë dhe shumë qytetarë që kanë kërkuar tërheqjen e vendimit nga presidenti i vendit Hasshim Thaçi.

Së fundi ka reaguar edhe “Federata e Shoqatave turke në Kosovë” (TDF), sipas njoftimit të publikuar nga Federata, kërkohet tërheqja e vendimit për emërimin e Dedajt si ambasador në Maqedoni dhe ne rast se një gjë e tillë nuk ndodh atëherë federata do të organizoj një peticion me nënshkrime madje edhe protesta, transmeton Gazeta e Re.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet