Leicester City troket në dyert e Fenerbahces, dëshiron transferimin e Vedat Muriqit

Sulmuesi i Fenerbahces dhe Kosovës, Vedat Muriqi ka shtuar edhe një klub anglez në listën e ekipeve që i duan shërbimet e tij.

Muriqi ka vazhduar shkëlqimin me klubin turk këtë sezon, duke shënuar 17 gola dhe gjashtë asistime në 36 ndeshje.

Forma e tij e mirë me klubin dhe Përfaqësuesen e Kosovës ka bërë që shumë klube të vihen pas shërbimeve të tij.

Sipas mediave turke, Leicester City është klubi i fundit që ka trokitur në dyert e Fenerbahces për të marr informata për transferimin e Muriqit.

“Dhelprat” kanë pasur një sezon superior dhe kanë humbur një vend në Ligën e Kampionëve vetëm në dy xhirot e fundit të Ligës Premier dhe duan të përforcohen për sezonin e ri.

Kështu, klubi anglez dëshiron shërbimet e sulmuesit prizrenas, i cili shihet si ideal për skemat e trajnerit Brendan Rodgers.

Përveç Leicesterit, Muriqi pëlqehet edhe nga West Bromëich Albion dhe Burnley.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet